Një nga largimet e Laçit, mesfushori shkodran firmos në Kosovë

Skuadrat kosovare vazhdojnë që të marrin lojtarë që kanë spikatur në Superiore. Një ndër ta është edhe mesfushori shkodran, Ersil Ymeri, i cili në elitën e futbollit shqiptar ka luajtur për Kamzën e Kastriotin, ndërsa në pjesën e parë të këtij sezoni ai u bë pjesë e Laçit.

Por edhe nga kurbinasit u largua qe në dhjetorin e shkuar pasi nuk po arrinte të gjente hapësirat që kërkonte te ekipi i drejtuar nga Armando Cungu.

Lojtari nuk ak vonuar që të gjejë një sistemim të ri, pasi sot ai ka udhëtuar drejt Durrësit ku ka biseduar me skuadrën e Llapit, e cila po bën fazën përgatitore në bregdetin shqiptar. Lojtari ka nënshkruar për pjesën e dytë të sezonit me ekipin kosovar dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit që nga dita e nesërme ku ekipi ka planifikuar të zhvillojë një miqësore me Egnatian. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan