Një “like” fut në sherr tifozët e Romës me Totin, ish-kapiteni gabon për të disatën herë

Rrjetet sociale kanë bërë që edhe një lidhje e përzemërt si ajo e Françesko Totit, legjendës së Romës, ta fusë atë në “sherr” me tifozët e tij. Ish-kapiteni i verdhekuqve ka pëlqyer një postim të mikut të tij, Xhanluixhi Bufon pas ndeshjes së Juventusit me Romën.

Gardiani i bardhezinjve kishte postuar një foto duke ndalur gjuajtjen e Pelegrinit, ndërsa e shoqëronte foton me fjalët “Përpara edhe në Kupën e Italisë”. Këtu tifozët e Romës kanë zbuluar një “like” nga idhulli i tyre, gjest i cili nuk iu ka pëlqyer aspak duke shpërthyer në kritika ndaj Totit. Por, ky nuk është momenti i vetëm që Toti ndoshta ka kaluar limitet në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, ish-sulmuesi ka klikuar sërish opsionin “like” zërave për shitjen e Florencit nga Roma, ndërsa një tjetër që cilësohet tepër e rëndë nga tifozët verdhekuq është pëlqimi i postimit të Vierit, ku ky i fundit uronte 120-vjetorin e Lacios. Megjithatë, besnikëria e Totit ndaj Romës nuk mund të vihet në dyshim prej rrjeteve sociale, teksa ish-kapiteni kaloi të gjithë jetën e tij në klubin kryeqytetas. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan