Një boshnjak për të zgjidhur problemet në mbrojtje, Teuta zyrtarizon firmën

Klubi i Teutës ka zyrtarizuar firmën e radhës në merkaton e janarit, duke përforcuar prapavijën e saj. Durrsakët kanë afruar një mbrojtës nga Bosnjë-Hercegovina, për t’i vënë në dispozicion trajnerit Edi Martini sa më shumë alternativa cilësore në vijimin e sezonit.

Mbrojtësi 22-vjeçar vjen nga Mladost Kakanj i kampionatit boshnjak, duke luajtur atje 9 ndeshje, por ka prishur marrëveshjen që kishte me këtë klub deri në mbyllje të sezonit për të kaluar në kampionatin shqiptar.

NJOFTIMI

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 22 vjeçar, Kenen Hreljiç. Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve. Hreljiç në Durrës vjen nga kampionati Boshnjak ku është paraqitur me FK Mladost. Ku ka luajtur me boshnjakët, 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gola. Kenen Hreljiç është bashkuar me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Kenen Hreljiç, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë! /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan