Nënkampion me Partizanin, mbrojtësi i djathtë firmos në Kategorinë e Dytë me skuadrën e njohur

Viktor Gjyla është padyshim një nga lojtarët që tifozët e Partizanin e mbajnë mend mirë. Ka luajtur me të kuqtë, e madje ishte dhe titullar në skuadrën që u shpall edhe nënkampione në sezonin 2007-2008.

Gjyla ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, në elitë me ekipet e Lushnjës, Besës, Egnatias, apo dhe Tomorit apo Shkumbinit. Gjyla ishte pjesë e pqinasve në pjesën e parë të garës, ndërsa lushnjari, nga sot është është zyrtarizuar si pjesë e Albpetrolit, skuadër që pretendon të rikthehet në të Parën.

Me Gjylën, apo dhe Mandija e Asimetaj, duket se skuadra patosarake është përforcuar ndjeshëm dhe synon edhe 2-3 afrime të tjera cilësore….

E.Saliu/Vipsport.al/