Nejmar ndryshon mendje, gati të rinovojë me PSG-në nga Champions

Deri pak muaj më parë, dukej se sulmuesi brazilian Nejmar ishte gati të bënte gjithçka për t’u larguar nga PSG. Futbollisti ishte i pakënaqur në Francë e kërkoi me ngulm në çdo mënyrë që të kthehej përsëri te Barcelona. Por duket se situata ka ndryshuar dhe nëse skuadra arrin ët përfaqësohet denjësisht në Ligën e Kampioneve, braziliani raportohet se është gati të rinovojë në Paris.

ESPN ka mësuar nga burime pranë lojtarit se ndonëse ai ka ende disa fërkime me tifozerinë, duket se më në fund po argëtohet përsëri në klubin francez. Megjithatë, ai kërkon që të njihet si një lojtar fitues në arenën ndërkombëtare e nuk mjaftohet vetëm me trofetë që mund të fitojë në Francë. Ndaj nëse PSG do të arrijë të afirmohet edhe në Europë si një skuadër e madhe, duke fituar Ligën e Kampioneve, duket se Nejmar mund të ndryshojë mendje përfundmisht dhe të rinovojë me këtë klub.

Burimet sqarojnë se në klub ka optimizëm për një rinovim afatgjatë, por palët nuk janë ulur ende në tavolinën e bisedimeve, pasi duan të shohin më parë si rrjedh sezoni, me vendimin që me shumë mundësi do të merret në prill apo në maj, në fazën e nxehtë të turneve ndërkombëtarë. Nejmar është në sezonin e tij të tretë te francezët dhe ka edhe dy të tjerë në kontratën e tij me këtë klub, ndaj duhet të marrë një vendim shumë shpejt mbi të ardhmen e tij. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan