Në Vlorë janë të bindur: Prisni të gjitha zyrtarizimet, po punojmë për të forcuar skuadrën

Flamurtari po kalon një moment të vështirë këtë sezon dhe e sheh veten në vendin e fundit duke mos marrë asnjë fitore në dy fazat e para. Kuqezinjtë kanë ndërhyrë së fundmi duke larguar edhe një pjesë të mirë të futbollistëve dhe pritet që të gjithë të larguarit të zëvendësohen me të rinj.

Prej kohësh diskutohet që Flamurtarit mund t’i bllokohet merkatoja për shkak të borxheve të shumta që ka. Megjithatë, në Vlorë janë të bindur se nuk ka asnjë rrezik të tillë dhe pretendohet se puna po vazhdon rregullisht. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi vlonjat ka njoftuar se së shpejti do të prezantohen edhe afrimet e reja.

“Flamurtari Football Club vazhdon punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore të Janarit. Në vazhdim prisni zyrtarizimin e të gjitha afrimeve të bera nga Flamurtari F.C”, shkruhej në njoftimin e klubit të Flamurtarit. Tashmë, pritet vetëm të shihet se kush do të jenë futbollistët e rinj që do të afrohen në skuadër. /Erjon Allaraj-VipSport.al/