Në Turqi insistojnë: Murinjo ka bërë ofertë të dytë për Muriqin

Zhoze Murinjo kërkon me ngulm Vedat Muriqin te Totenhemi. Trajneri portugez ka mbetur pa një qëndërsulmues dhe kërkon një lojtar i cili të zërë vendin e Herri Kejn të dëmtuar. Futbollisti i Kosovës është ai që ka tërhequr vëmendjen e teknikut me raportet e skautëve të klubit që e kanë bindur për cilësitë e tij dhe formën që po kalon.

Si rrjedhojë, Totenhem është kthyer fuqimisht në garë për lojtarin, edhe pse do të duhet të shpenzojë shumë për firmën e tij, pasi Fenerbahçe kërkon më shumë se 20 milionë paund për sulmuesin e talentuar kosovar. Sipas “Aksam”, Fenerbahçe refuzoi një ofertë të parë nga Totenhem për sulmuesin shtatlartë në fillimin e janarit.

Por situata e klubit shtyn Murinjon që të bëjë një ofertë të dytë të përmirësuar në krahasim me atë që pa t’i refuzohej, pasi për momentin po përdor si qendërsulmues Son. Muriqi ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje në kampionatin turk në këtë sezon dhe kjo e ka bërë një nga emrat më të ndjekur në merkaton e futbollistëve edhe pse ka vetëm pak muaj në radhët e Fenerbahçes. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan