sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndreu vlerëson Kupën: Do guxojmë ndaj Tiranës, ky Kastriot po më bind

Në prag të ndeshjes së 1/8 të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, : “Ekipi është i përgatitur si brenda dhe jashtë fushës. Fitorja në Kupë na bën optimist edhe për kampionatin. Jemi skuadra që është e vështirë të mundemi dhe kemi treguar stabilitet, – tha Ndreu fillimisht.

Synimet

I pyetur se çfarë synimesh ka Kastrioti në Kupën e Shqipërisë dhe a ka këllqe që të kalojë Tiranën, trajneri i skuadrës krutane ka pohuar: “Do të synojmë më të mirën, skuadra është në formë të mirë. Me gjendjen që po tregojmë në kampionat, shpresojmë që edhe në Kupën e Shqipërisë ta shfrytëzojmë, ndonëse kemi përballë një skuadër të fortë. Ne do të luajmë në Kupë, jemi më të qetë sepse nuk luajmë ndaj Shkumbinit të dënuar”.

Ambicia

“Nuk do të jemi thjesht për të marrë pjesë. Do të synojmë vetëm marrjen e fitores që në ndeshjen e parë ndaj Tiranës, për të guxuar, pse jo. Në futboll ndodh gjithçka”, – tha Ramazan Ndreu, i cili është optimist për formën që po kalon skuadra e tij.

E.Saliu/Vipsport.al/