sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndreu: Kupa na vlen për kampionatin, Tiranën e kishim vlerësuar

Kastrioti edhe pse realizoi i pari në sfidën e sotme, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës nuk ja doli që të merrte një barazim apo fitore prestigji. Krutanët, pas avantazhit pësuan edhe tri gola, duke bërë që të “lajnë duart” me turin tjetër që në ndeshjen e parë.

Pas ndeshje së zhvilluar në “Redi Maloku” ka folur trajneri i skuadrës krutane, Ramazan Ndreu, i cili ndër të tjera për “Supersport” ka pohuar: “Ne e kishim vlerësuar këtë ndeshje për hir të së vërtetës, por duke parë se kë kishim përballë dhe kualitetet e Tiranës, nuk arritëm që ta  kthenim golin që shënuam si avantazh në favor të rezultatit”.

“Tashmë do të shohim përpara edhe në ndeshjen e kthimit të Kupës ne do t’i japim mundësi skuadrës që të forcohet dhe konsolidohet më shumë, në kuadër edhe të ndeshjeve të kampionatit ë ne luajmë”, – tha Ramazan Ndreu pas sfidës së humbur 1-3 me Tiranën ditën e sotme në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

E.S./Vipsport.al/