Musolli tregon arsyet e barazimit me Luftëtarin dhe fton tifozët: Ta kthejmë në festë ndaj Partizanit

Besar Musolli, një nga pikat e forta të Kukësit, luan sezonin e tij të tetë me fanellën e Kukësit. Musolli që erdhi kur ishte vetëm 22 vjeç, është optimist në prag të sfidës me të kuqtë.

Ndërsa përpara kryendeshjes me Partizanin, ai ka besim te forca e skuadrës dhe ka theksuar sot në konferencën për shtyp se: “Kam disa vite, kam provuar shumë trajner, por duhet të përqendrohemi te ky vit. Ka shumë lojtarë të rinj, me perspektivë dhe kemi një moshë mesatare shumë të re dhe jemi në rrugën e duhur. Po punojmë mirë dhe jemi në qetësi dhe shpresoj të vazhdojmë kështu…

Luftëtari

Musolli tregon edhe arsyet e barazimit me Luftëtarin në Gjirokastër, që sipas tij që është edhe një nga lojtarët me më shumë eksperiencë te Kukësi…: “Kemi bërë një punë shumë të mirë në prag të sfidës së zhvilluar në Gjirokastër, e kemi filluar ndeshjen në mënyrën e duhur. Faji është i lojtarëve, sepse trajnerët e kanë përgatitur ekipin në mënyrën e duhur. Na vjen shumë keq, por shpresojmë që me Partizanin të marrim pikët maksimale”.

Stadiumi

I pyetur se sa mund të ndikojë stadiumi, duke qenë se Partizani ka luajtur edhe më parë në atë fushë, mesfushori i verilindorëve ka pohuar: “Është një ambient i ri për ne, Partizani e ka provuar më parë. Kemi dal me një thirrje për tifozët që të jenë edhe sa më të shumtë në numër duke na përkrahur. Është një ambient i bukur dhe shpresoj që të bëjmë një ndeshje të mirë, duke marrë rezultat pozitiv”.

Ecuria

Në fund, i pyetur se sa shanse ka Kukësi që ta mbyll edhe gjysmën e dytë dhe krejt vitin si kryesues, Besar Musolli ka pohuar: “ Çdo gjë po shkon në rrugën e duhur dhe shpresoj që edhe në ndeshjen e radhës të na shkojë shumë mirë, pse jo deri në fund të edicionit, për të qenë një tjetër sezon për t’u mbajtur mend nga mua dhe tifozët e Kukësit”, – tha Besar Musolli në konferencën për shtyp.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan