Mungon titullari i mesfushës dhe trajneri, Bylisi mendon për transfertën e radhës

Bylisi u mund 2-1 mes kontestimeve në kryeqytet nga Tirana, ndërsa ballshiotët kanë zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Por, ndeshja në kryeqytet pati kosto për skuadrën e Dovedanit.

Ndonjëherë “përtypen” edhe humbjet dinjitoze, me skuadrën e presidentit Kapllanaj dhe trajnerit Dovedan që po u jep leksione futbolli edhe më të mëdhave të elitës këtë sezon!

Ballshiotët veç humbjes kanë humbur edhe Donald Mëllugjën e ndëshkuar me të kuq, por jo vetëm edhe trajneri Dovedan që i duhet ta shoh ndeshjen nga tribuna në “Niko Dovana”.

E megjithatë, alternativat në Ballsh nuk mungojnë, pasi në mesfushë janë Peçi e Gonzales, pa harruare dhe Ujkën, lojtarin e talentuar të Bylisit që premton shumë.

Gjithsesi, Bylisi nga sot ka nisur që të mendojë për sfidën e Durrësit të cilën e luan në fundjavë në “Niko Dovana”…Një tjetër transfertë e fortë për ballshiotët që kërkojnë kthesën!

/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan