sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

MOVIOLA / Rregullorja e FIFA-s nxjerr gabimet e Jorgjit, të dy golat e Tiranës duheshin anuluar

A duheshin anuluar apo jo golat e Tiranës pas prekjeve të topit me dorë nga Elton Kale e Majkëll Ngo në ndeshjen e sotme kundër Bylisit? Kjo është pyetja që ka bërë shumëkush kur ka parë vendimet e gjyqtarit Enea Jorgji që ka bërë shenjë nga qendra në të dy rastet.

Me sa duket, ndërkombëtari nuk ka kuptuar mirë rregulloret e reja të FIFA-s, pasi ato flasin qartësisht se goli nuk duhet llogaritur i tillë kur prekjen e topit me dorë e bën një lojtar i skuadrës sulmuese.

“Është një shkelje kur një lojtar:
• me dashje prek topin me dorë/krah, përfshirë edhe lëvizjen e dorës/krahut drejt topit
• fiton zotërim / kontroll të topit pasi ai ka prekur dorën / krahun e tij

dhe më pas:
• shënon në portën kundërshtare
• krijon një mundësi shënimi goli
• shënon në portën kundërshtare drejtpërdrejt nga dora / krahu edhe nëse në mënyrë aksidentale, përfshirë edhe nga prekja e portierit”, shkruhet në rregulloren që Jorgji anashkaloi dy herë në ndeshjen e sotme. /E.Kuka/vipsport.al/