Moviola e Jankut: Gjyqtari ndikoi rezultatin vetëm në Gjirokastër, Kale e preku me dorë, Ngo nuk e shoh por them është gol

Albano Janku, ish-gjyqtar ndërkombëtar, nuk mendon se gjyqtarët kanë ndikuar ndeshjet e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Në studion e “Pressing” ai deklaroi se gabimet ishin plotësisht njerëzore.  

“Absolutisht jo, kemi parë jo vetëm në kampionatin tonë, një ndeshje e gabuar nga arbitrat, kemi gabime në ndeshjet e tjera. Kam ofruar të shikosh më me vëmendje se ka momente të gabuara si gabohet në çdo lloj kampionati të Europës.

Bota ka shpikur VAR-in që ta kemi në sezonin e ardhshëm. Përderisa gabohet e nuk merr njeri përsipër të gjykojë më thellë gjërat, është gabim njerëzor”, tha Janku.

MOVIOLA

Skënderbeu-Partizani
Është një moment që është gabim i arbitrit, gjykoj distancën mes Ditës dhe Imamit, është gjykuar gabimisht nga arbitri Beqiri. Pamjet nuk na japin mundësinë të themi që Imami e ka prekur, është një moment shumë i vështirë në fushë që është afër. Gjyqtari ka gabuar duke e interpretuar prekje me dorë të Imamit, direkt në kokën e Ditës. Ishte goditje këndi e jo penallti.

Luftëtari-Kukësi
Në fillim është krosim nga e djathta, kërcim në qendër dhe topi shkon nga mbrapa. Arbitri ka gabuar, por vendimi i gabuar është kërcimi ndaj mbrojtësit me numër katër të Kukësit që e gjykon faull. Gabimi përsëri është moseksperienca, se kemi të dy duart, një që thotë për faull e tjetra drejtimin. Po të shohim mbrojtësin e Kukësit, ngre dorën e thotë nuk kaloi topi, jo është faull. Vendim i gabuar i arbitrit. Në momentin e vërshëllimës gjuha e trupit nuk është e përshtatshme, si polic trafiku.

Në minutën e 57 kemi ndërhyrje të Xhikës, portierit të Kukësit me takën e ngritur. Bëhet faull për Luftëtarin pra penallti, jo faull për mbrojtjen e Kukësit si është dhënë. Pse nuk e dha? Po të isha në fushë nuk e di si do të veproja. Ashtu e ka gjykuar. Ai është gjyqtar i Superiores, ka filluar shkallë-shkallë në të gjithë kategoritë.

Tirana-Bylis
Goli parë i shënuar nga Kale. Në këtë moment nuk po them që nuk kemi dorë, është e vështirë për gjyqtarin nga mbrapa duke pasur 3-4 lojtarë. Por pat një fjalë me mend që sot jemi të qetë, i kemi parë e diskutojmë për rastet. Në këtë moment pavarësisht se është dorë e pavullnetshme, që nga 1 qershori po e preku me dorë në zotërim për të vazhduar është faull në favor të mbrojtjes. Në këtë moment duhej të kishim vërshëllimë të kryesorit në favor të mbrojtjes.

Në 11-metërshin e fituar të Bylisit, shohim dorën e majtë të Dokës të hapur, pozicion jo natural, me të drejtë Jorgji ka vërshëllyer për faull brenda zonës së 11-metërshit, pra i saktë.

Te goli i Tiranës, është një moment që duhet diskutuar sepse nuk mund të jap opinionin me pamjet vizive, se në momentin e prekjes me kokë nga Doka është moment i dyshimtë, por nuk them dot është pozicion i rregullt apo jo. Topi kthehet me kokë nga Ngo, kthehet nga shtylla e nuk mund të them përsëri që është futur me dorë nga Ngo në rrjetë apo jo. Shohim këtë pamje këtu që Muça, është larg Hidit dhe nuk e pengon Hidin për të dyluftuar, nuk kemi faull për dyluftimin. Me atë që shoh është gol i rregullt se nuk mund ta gjykoj dot. Kur nuk kam pamjet i qëndroj vendimit të gjyqtarit”. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan