Momenti për t’i dhënë “gaz”, Tirana ka në favor kalendarin

Tirana ka mbyllur mini fazën përgatitore në Turqi dhe tashmë përgatitet për të startuar pjesën e dytë të kampionatit. Bardheblutë këtë sezon kanë objektiva madhor teksa kërkojnë të shpallen kampionë në vitin ku festojnë 100-vjetorin e krijimit. Megjithatë, kjo nuk do jetë aspak e lehtë për t’u arritur pasi kampionati është i vështirë dhe diferencat mes skuadrave janë të vogla.

Këtë, 24-herë kampionët e vendit e provuan teksa kaluan një periudhë të gjatë vështirësie ku ndryshuan edhe trajnerin. Megjithatë, kryeqytetasit e mbyllin vitin në maksimum teksa fituan tre ndeshje radhazi nën drejtimin e Emanuel Egbo dhe janë vetëm tre pikë larg Kukësit kryesues.

Ndërkohë, bardheblutë kanë një mundësi të mirë për të provuar edhe vendin e parë teksa në tre ndeshjet e ardhshme i luajnë në shtëpi. Tirana e nis kampionatin në sfidën ndaj Bylisit të mërkurën në orën 17:00, ndërsa në vazhdim presin Luftëtarin dhe Teutën. Megjithatë, duke qenë se diferencat mes skuadrave janë të vogla, duhet përqendrimi i duhur për të marrë nëntë pikët maksimale, ndërsa mbështetja e tifozëve është një shtysë e madhe për bardheblutë.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan