Milani i bashkohet garës me Arsenalin, kërkon të marrë futbollistin e Bajerni

Milani e ka nisur me vrull merkaton e janarit duke afruar 3 futbollistë, por edhe duke larguar Reinën e Kaldarën nga skuadra. Këta të fundit u prezantuan me ekipet e tyre të reja dhe Ibra, Kjaer e Begoviç janë bashkuar me kuqezinjtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Megjithatë, merkatoja ende nuk ka përfunduar dhe Milani kërkon të bëjë të tjera afrime. Zherome Boateng është emri i ri që po lakohet në zyrat e klubit kuqezi dhe me shumë gjasa do të largohet nga Bajern Mynihu. Për shërbimet e tij, mendohet një shpenzim që mund të shkojë deri në 13 milionë euro.

Në garë për shërbimet e mbrojtësit gjerman është edhe Arsenali që kërkon përforcime. Trajneri Arteta ka shprehur dëshirën që ta ketë në Londër që në merkaton e janarit, ndërkohë që Bajerni nuk ka në plan ta lejojë të largohet pa u përmbushur kërkesa e tyre financiare. /Erjon Allaraj-VipSport.al/