Milan kryen goditjen e radhës në merkato, afron mbrojtësin që mbeti në stol te Atalanta e Gjimshitit

Përflitej prej disa ditësh, por sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Milani ka përforcuar repartin e mbrojtjes me futbollistin Simon Kjaer. Danezi është ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor teksa kuqezinjtë do të kenë edhe të drejtën e blerjes përfundimtare.

30-vjeçari është në pronësinë e Seviljës në Spanjë, por pjesën e parë të sezonit e kaloi te Atalanta. Te bergamaskët, Kjaer edhe pse ka një eksperiencë të konsiderueshme, sërish nuk arriti për asnjë moment të përshtatej dhe të zinte vend në formacion, teksa Gjimshiti me shokë e tjerë të repartit ishin perfekt në mbrojtje.

Tashmë te Milani, Kjaer do luftojë për një vend titullari me Musakio e Duarte, teksa Romanjoli shihet si i pazëvendësueshëm. Ky ishte transferimi i dytë për Milanin në këtë merkato pas afrimit të Ibrahimoviç. “Djalli” duket se ka vendosur t’i besojë futbollistëve me eksperiencë për ta nxjerrë nga situata e vështirë.  /Egi Çabeli-VipSport.al/