Merr fund “telenovela” Eriksen, Interi bën goditjen e dytë brenda ditës

Interi i ka dhënë fund telenovelës Eriksen dhe danezi pritet të mbërrijë në Milano në ditët e para të javës së ardhshme. Klubi zikaltër ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin e Totenhemit për të siguruar shërbimet e mesfushorit danez që në këtë janar, ndërkohë që kontrata e tij përfundon verën e këtij viti.

Interi ka arritur të bindë londinezët për 15 milionë euro, teksa sezonin e shkuar vlera e futbollistit arrinte në miliona euro më shumë. Natyrisht kjo ishte një goditje e madhe e zikaltërve në merkaton e janarit që tashmë e shohin veten të kompletuar teksa mbeten në pritje të Zhiru.

Pak orë më parë, zikaltërit zyrtarizuan edhe Viktor Moses i cili vjen nga kampionati turk. Zikaltërit e kanë marrë në huazim me të drejtë blerje dhe pasi ka kaluar testet mjekësore, është zyrtarizuar nga klubi verilindor. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan