sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Merkatoja bën Skënderbeun të pendohet, ofertë e çmendur për sulmuesin Ali Soue

Ali Soue ishte një nga sulmuesit e Skënderbeut para pak sezonesh duke ndihmuar skuadrën e tij që të fitonte titullin kampion. në fund të sezonit, sulmuesi u largua duke qenë se klubi korçar nuk e bleu përfundimisht kartonin dhe klubi i Kievos e riktheu në skuadër, duke e huazuar më pas te CSKA-ja e Sofias. Me skuadrën bullgare ai po bën një punë shumë të mirë dhe po spikat.

Klubi bullgar e ka blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit 25 vjeçar për 350 mijë euro, ndërkohë që vlera e futbollistit është rritur shumë. Mediat bullgare raportojnë se në drejtim të futbollistit kanë ardhur oferta dhe ajo më e bujshmja vjen nga kampionati egjiptian.

Al Ahli ka kërkuar të ketë shërbimet e sulmuesit dhe ka ofruar 4 milionë euro për shërbimet e tij. Klubi i CSKA-së ka kërkuar fillimisht 5 milionë euro, megjithatë po punohet që të ulet kjo kërkesë e klubit dhe palët të arrijnë në marrëveshje për transferimin e futbollistit për plot 4 milionë euro. Kujtojmë që Soue arriti të fitonte edhe “Këpucën e Artë” në Shqipëri, duke qenë golashënuesi më i mirë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/