Merkato në Kategorinë e Parë / Besa rikthen mesfushorin fierak, prezantohen 3 lojtarë në Devoll

Merkato e Kategorisë së Parë vazhdon e tashmë bëhet më interesante, pasi skuadrat janë duke bërë “kolaudimet” e fundit në prag të pjesës së dytë të sezonit që starton në 25 janar. Por, duket se janë kavajasit që nuk po nxitohen në merkato dhe kanë afruar një tjetër futbollist cilësor.

Ai vjen nga Superliga e Kosovës dhe ka një karrierë të pasur edhe në elitën e futbollit shqiptar, duke qenë titullar në Kavajë, kur Besa kishte në përbërje shumë lojtarë cilësorë. Bëhet fjalë për Ledjon Muçajn, që ka luajtur edhe me Apoloninë e Bylisin në elitë, por edhe me Dinamon.

Muçaj ka qenë në tri sezonet e fundit pjesë e elitës së futbollit kosovar dhe i shtohet kualiteteve të skuadrës së Besës që po synon që të rikthehet në elitë këtë sezon. Ka qenë vetë klubi kavajas që ka postuar ditën e sotme edhe zyrtarizimin e mesfushorit mjaft cilësor, që pritet që të jetë një vlerë e shtuar, bashkë edhe me Zefin në mesfushën e Besës në pjesën e dytë të garës.

Ndërkohë Devolli ka prezantuar tre futbollistë që kanë luajtur në Kategorinë e Parë dhe kanë eksperiencë. Sajmir Hasanaj, Mishel Kita dhe Martin Ferhati. Janë tre futbollistë që pasurojnë organikën e skuadrës bilishtare.

Devolli synon që në pjesën e dytë të sezonit të mos e diskutojë mbijetesën  në Kategorinë e Parë…

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan