Menaxheri Aliaj: Privilegj për mua dhe Rrahmanin, marrëveshja me Napolin ishte arritur kohë më parë

Amir Rrahmani është zyrtarizuar ditën e sotme si lojtari më i ri i Napolit edhe pse do i duhet të mbyllë sezonin me Hellas Verona. Kosovari arriti të thyejë rekordin si lojtari shqiptar, që ka kushtuar më shumë, me 15 milionë euro të paguara nga Napoli në arkat e klubit aktual.

Natyrisht që merita jo të vogla për këtë lëvizje merr edhe menaxheri i Rrahmanit, Ardian Aliaj, i cili ka folur për mediet në lidhje me këtë transferim. Ish futbollisti i kombëtares shqiptare deklaron se pas kësaj marrëveshje të gjithë janë të lumtur. Konfirmon se dakordësia është arritur kohë më parë. Nuk harron t’i japë merita Rrahmanit, por edhe vetes së tij.

“Të vish në këtë nivel për të pasur interesim nga Napoli është privilegj për lojtarin dhe mua si menaxher. Është punë e vështirë dhe sakrificë. E prisnim të ndodhte. Është vetëm ana teknike për t’u mbyllur, por mund të themi se kemi rënë dakord shumë kohë më përpara. Napoli e ka ndjekur që nga fillimi i sezonit lojtarin.

Rrahmani do të jetë zyrtarisht në janar lojtar i Napolit, por do të mbetet i huazuar deri në verë te Verona. Kontrata e tij është pesë vjeçare. Lojtari është i kënaqur sepse kushtet janë të mira për të. Verona është gjithashtu e kënaqur pasi e bleu vetëm dy milion euro dhe e shet 15 milionë”, përfundon Adrian Aliaj. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan