Memushaj mbetet vetëm, portieri shqiptar drejt një tjetër klubi në Serinë B

Portieri shqiptar Elhan Kastrati duket se do t’i japë fund aventurës me Peskarën në këtë merkato janari. Për gardianin ka interes të madh nga klubi i Trapanit, i cili gjithashtu militon në Serinë B.

Kastrati përfitoi në këtë pjesë të parë të sezonit nga dëmtimi i portierit të parë Fiorilo dhe grumbulloi 11 ndeshje me fanellën e Peskarës, aty ku aktivizohet edhe Ledian Memushaj. Megjithatë, sërish 22-vjeçari konsiderohet si numri dy i portës.

Në këtë formë, edhe pse Trapani është në pozita jo komode në klasifikim teksa renditet në vendin e parafundit, sërish do ishte një eksperiencë e mirë që Kastrati të tregojë vlerat e tij dhe më pas të ketë mundësinë për t’u aktivizuar në një klub më prestigjioz. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan