Mbyllet ndeshja në “Niko Dovana”, Laçi tregon “dhëmbët” në start

Laçi e nis mbarë Vitin 2020 dhe skuadra e Cungut edhe pse pati shumë largime, duket se me afrimet që ka bërë në merkato nuk e ka humbur fizionominë dhe synimet që ka për këtë sezon. Ndonëse pa fat në 20 minutat e para, pasi dy titullarët Ignjatoviç dhe Rapo detyrohen që të lënë fushën e blertë me dëmtime të rënda, trajneri Armando Cungu, diti që ta menaxhojë ndeshjen.

Në pjesën e dytë pati përpjekje nga trajneri Martini duke hedhur në fushë tri forca të reja, por që nuk pati asnjë ndryshim në rezultat, pasi Laçi ishte i pakalueshëm në mbrojtje.

Me këtë 3 pikësh, skuadra kurbinase hedh një hap të sigurt drejt kreut të renditjes, duke e bërë edhe më të bukur garën për titull.

Teuta-Laçi 1-0

Goli: Turkaj 53′

Formacioni i Teutës: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla (Arapi 57′), Kouros, Aleksi (Kapllani 81′), Avdyli (Kalaja 66′), Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila, 
Trajner: Edi Martini

Formacioni i Laçit: Stajila, Fangaj, Ignjatovic (Gjoni 5′), Domgjoni, Rapo (Turkaj 19′), Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca (Vecaj 94′), Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu

KV.: Kallaku / Greca, Shehu

MINUTË PAS MINUTE

95’Mbyllen edhe 5 minutat shtesë akorduar nga gjyqtari i katërt Malo, kurbinasit marrin 3 pikët në ndeshjen e parë të Vitit 2020 në transfertën durrsake dhe konfirmohen si pretendentë!

91’ Lushkja bën gjithçka mirë, duke dribluar edhe 3 lojtarë vendas, por në finalizim shpërdoron rast goli

52’ Laçi në avantazh! Goditje këndore e kurbinasve topi shkon te Turkaj që kërcen dhe me kokë gjuan dhe kalon skuadrën e tij në avantazh, 0-1!

45+3’ Ka përfunduar në barazim pjesa e parë në “Niko Dovana” me rezultatin e barabartë,0-0.

43’E verdhë edhe për Grecën e Laçit, bën faull ndaj Avdylit!

41′ Karton i verdhë për Kallakun.

33’ Avdyli përballë portës ka mundësi që të shënoj, por i bën bllok portier mik, duke neutralizuar rast goli.

24’ Nuabueze ka mundësinë e artë por Frashëri shpëton portën, Laçi pranë golit!

14’ Tjetër dëmtim i rëndë te Laçi, këtë herë Donald Rapo që çahet në  vetull dhe detyrohet që të lërë fushën e blertë, duke u zëvendësuar nga Turkaj!

4’Ignjatoviç në një dyluftim, dëmtohet rëndë dhe lë fushën me barrelë, në vend të tij futet Gjoni.

1’Nis ndeshja në Durrës mes Teutës vendase dhe Laçit.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan