Mbrojtësi i Vllaznisë, Marku: Cungu e njeh Vllazninë, por tani kemi tjetër filozofi loje

Vllaznia do të presë ditën e nesërme në Shkodër, Laçin. Kuqeblutë do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin e fushës dhe t’i japin vazhdimësi triumfit të së martës ndaj Flamurtarit. Mbrojtësi i Vllaznisë, Herald Marku në konferencë për shtyp është shprehur se kurbinasit janë një kundërshtar i vështirë.

Marku theksoi se për shkak të së kaluarës, trajneri Cungu mund ta njoh Vllazninë, megjithatë ekipi tashmë aplikon një tjetër filozofi. “Vllaznia e ka nisur mbarë vitin 2020 dhe shpresoj të vazhdoj kështu, duke e pasur fitoren ndaj Flamurtarit me një tjetër nesër ndaj Laçit. E dimë që përballë është një kundërshtar shumë i fortë, megjithatë kjo nuk na e ul motivimin për ta kaluar me sukses këtë takim.

Përballë do të kemi edhe një trajner si Cungu që e njeh Vllazninë të cilën e ka drejtuar më parë, por tashmë kemi një tjetër filozofi loje dhe nuk besoj se kjo do ndikojë. Objektivat? Objektivi jonë është t’i marrim ndeshjet një e nga një. Nëse i vlerësojmë të gjitha, jam i bindur se kemi për të bërë mirë deri në fund të kampionatit”, u shpreh Marku.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan