Mbledhja e sotme, Shyti: Ligji për sportin duhet të ketë prioritet nga shteti, kërkon të marrë taksa edhe nga investitorët privatë!

Sot ashtu si edhe ishte planifikuar në Federatën Shqiptare të Futbollit u organizua edhe mbledhje e Ligës ku në thelb të diskutimit ka qenë ligji për sportin, një ligj që duket se ende nuk po merr formë në Shqipëri në mënyrë që edhe futbolli të jetë edhe më progresiv. “Vipsport.al” ka kontaktuar me shefin e klubit të Teutës, Artan Shyti i cili jo vetëm për eksperiencën në drejtim të një skuadre futbolli por edhe si ish-drejtues i Ministrisë së Sporteve sqaron se çfarë duhet bërë në të mirë të futbollit shqiptar.

“U bë mbledhje e madje edhe vetë kreu i FSHF-së kishte programuar edhe një takim enkas në Ministri në mënyrë që ky ligj të fillojë të bëhet pjesë e futbollit shqiptar në dobi të sportit dhe investitorëve. Qeveria jonë duhet që të ketë si shembull futbollin e vendeve të rajonit apo Kosovën që ne e marrin shembull. Nuk mund të shkojë më fakti që investon një president klubi dhe shteti jo vetëm që nuk e mbështet por edhe kërkon t’u marrë lekë sepse bëhet fjalë për tatimin apo dhe sigurimet që shteti u mban klubeve për sportista apo stafin që paguan, kjo nuk është e drejtë.

Pra, shteti mirë që nuk financon apo të ndihmojë por kërkon që sportin ta ketë privati. Dakord, por ama edhe shteti e ka për detyrë ashtu si edhe Ministria përkatëse që ndihmon sportet e tjera dhe nuk ndihmon futbollin, madje shpesh ankohen për mungesë të ardhurash. Kur unë kam pasur post drejtuesi në ministri e kam lënë me afro 3 miliard lekë. Ka mundësira qe shteti ta ndihmojë futbollin sepse nuk mund te investojë një president si z. Hasanbelliu në Durrës dhe ti si shtet jo vetëm qe nuk e mbështet por edhe e takson.

Prandaj, ligji duhet të jetë në ndihmë te biznesmenëve që sot u thuhet hajde investoni në sport por momentalisht bëhet fjalë për një lojë pa rregulla. Shteti që është si rregullator duhet qe ashtu siç financon në shkolla apo spitale duhet që edhe sportin ta ndihmoje kuptohet sipas prioritetit. Sa i përket bojkotit shpresohet që të ketë zgjidhje duke suportuar të bizneset qe investojnë për futbollin duke mbajtur gjallë qytetet. Prandaj un si njeri i sportit shpresojnë sa më shpejt të gjendet gjuha e përbashkët në të mirë të futbollit”,- tha në fund të prononcimit zyrtari i Teutës, Artan Shyti. /Erjon Saliu-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan