Mbape: Real? Nëse flas tregoj mungesë respekti ndaj PSG, Liverpul e bën të vështirën të duket e kundërta

Kilian Mbape e ka vendosur që tani kandidaturën e tij si “sunduesi” i ardhshëm i botës së futbollit pas largimit të Mesit e Ronaldos. 21-vjeçari është lojtari më i mirë i moshës së tij dhe jo vetëm. Megjithatë, këshillat për largim nga PSG, te një klub më me traditë nuk mungojnë kurrë.

Real Madridi është klubi, të cilin ai e ka ëndërruar që në vogëli dhe do i përshtatej stilit të tij të lojës. Në lidhje me një mundësi për të kaluar te “Los Blancos”, Mbape shprehet: “Të gjithë flasin rreth Realit. Kur unë isha fëmijë flisja rreth atij ekipi gjithashtu, por tani jam një lojtar profesionist dhe nuk është momenti. Jemi pikërisht në pjesën më delikate të sezonit. Imagjinoni sikur unë do i përgjigjesha pyetjes tuaj. Çdokush do fliste rreth kësaj dhe nuk do ishte aspak diçka e mirë për Parisin”.

Kështu, sulmuesi lë të kuptohet se akoma dëshiron të luajë me Realin, por në situatën aktuale nuk dëshiron të krijojë shumë “tym” poshtë kullës “Eiffel”. Ylli parisien flet edhe për atë që po bën Liverpuli dhe e krahason ekipin e Klop me një makineri.

“Ajo çfarë Liverpuli po bën është e mahnitshme. Ata janë si një makineri. Nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Kur e shikon nga larg mund të duket si diçka e lehtë, por nuk është aspak ashtu. Ata janë përqendruar në maksimum. Po luajnë çdo tre ditë dhe vetëm fitojnë, fitojnë dhe fitojnë”, deklaron Mbape. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan