Mbape: Idhulli im i parë ishte Zidan, më pas e kishte radhën Ronaldo

Kilian Mbape sot ka prezantuar para publikut fondacionin e tij të ri të bamirësisë, nëpërmjet të cilit do të mundohet të ndihmojë 98 fëmijë nga mosha 9 deri në 16-vjeç që të bëjnë para në jetë nëpërmjet shkollës derisa të punësohen. Por sigurisht në një eveniment të tillë nuk mund të mungonin pyetjet rreth karrierës së tij duke filluar që nga hapat e parë dhe ata që kishte pasur gjithmonë si shembuj në jetë.

“Sa i përket idhujve ka pasur faza. Si fillim, kur isha fëmijë, ishte Zidan. Nëse je fëmijë dhe je francez, atëherë idhulli yt është Zidan. Më pas Kristiano Ronaldo, me të cilin kam pasur fatin të ndeshem, e më pas brazilianët për mënyrën e tyre si luajnë. Ajo që synoj është të lë një mesazh në futbollin botëror”, shpjegoi Mbape i cili nuk e fshehu se ka uri për sa më shumë trofe.

“Dua të bëj triplete, nuk do të ishte keq. Dua të fitoj Ligën e Kampioneve me PSG, Kupën e Europës të parë timen me Francën dhe në fund Lojërat Olimpike”, tha ai duke qeshur. /vipsport.al/