Martini: Më mirë mos të kishte pushim gara, mungesat e blerjeve na prishën planet ndaj Laçit

Edi Martini, trajneri i Teutës ka marrë humbjen e parë, ndryshe nga viti i shkuar kur ai dhe skuadra ecën mjaft mirë. Ja si e nis ai prononcimin për “Supersport”, fill pas ndeshjes së humbur me Laçin, një disfatë në shtëpi që prish jo pak punë…Zhgënjimi duket qartë teksa trajneri analizon ndeshjen: “Pas dy ndeshjeve të fituara, donim që edhe ndaj Laçit të merrnim 3 pikët. Laçi ka një ekip simpatik  dhe unë jam i zhgënjyer. Laçi e meritoi fitoren, – tha fillimisht trajneri Martini.

Sulmi

Kulibali nuk u federua dhe Martinit iu prishën planet: “I bëra planet me atë në fushë, madje edhe lojtarët që nuk ishin përgatitur që të luanin, u kapën paksa në befasi. Por, nuk është justifikim. Na duhet ë të nxjerrim mësime dhe të bëjmë kthesën duke filluar që nga ndeshja e radhës.  Janë afruar Kulibali, Hepaj e Kruja. Tri blerje dhe asnjë nuk luajti. Pritej që njëri të ishte në fushë dhe tjetri të futej gjatë lojës, por ishte e pamundur që ata të federoheshin. Besoj e kemi zgjidhur problemin e sulmit dhe deri në fund të muajit do të ketë të tjera përmirësime në reparte të tjera”.

Ndërprerja

Martini i pyetur nëse i prishi punë ndërprerja e garës, duke ditur vrullin e skuadrës, ka pohuar: “Do të ishte mirë që të ishte pa ndërprerje, por nuk janë në dorën tonë. Ne duhet që të shohim përpara”, – tha trajneri i skuadrës së Teutës, Edi Martini pas ndeshjes së humbur me Laçin, ku u ndje i zhgënjyer.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan