Marota nuk dorëzohet: Për titullin kanë mbetur edhe 18 ndeshje e shumë pikë

Bepe Marota i shpall luftë Juventusit sa i përket titullit kampion dhe nuk ka ndër mend të dorëzohet. Ish-administratori i bardhezinjve, tani në të njëjtin rol te Interi, ka qenë ndër më aktivët në merkaton e janarit duke përforcuar skuadrën me qëllimin që të ngushtojë diferencën mes dy ekipeve.

“Duhet të besojmë te ky realitet, nuk duam të kemi rol dytësor. Sigurisht ka kundërshtarë shumë luftarakë, por ka ende 18 ndeshje të mbetura dhe shumë pikë në dispozicion. Do të mundohemi të arrijmë sa më shumë të jetë e mundur.

Nga Liga e Kampioneve dolëm më shumë për shkak të gabimeve tona, por jemi në një fazë rritjeje. Shpresojmë që të bëjmë një sezon të madh. Merkato? Në janar duhet të arsyetosh mbi mundësitë që të shfaqen. Lojtarët e mëdhenj të tjerët i mbajnë afër vetes. Ne do të mundohemi të përmirësohemi”, ishte premtimi i tij. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan