“Markez dhe Rosi fituan tituj me manipulime”, australiani tërhiqet nga garat mes akuzash

Entoni Uest, ish-garues australian në MotoGP dhe Sueprbike, ka bërë të ditur se në moshën 38-vjeçare i jepte fund karrierës së tij në botën e motoçiklizmit. Por ai e ka bërë këtë gjë në mes të akuzave të rënda drejtuar organizatorëve të garave, të cilët sipas tij kishin lejuar që Mark Markez dhe Valentino Rosi të fitonin titujt botërorë mes manipulimeve.

Uest, i pezulluar për dy vite pasi rezultoi pozitiv në test antidopingu, deklaroi lamtumirën e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku nuk kurseu akuzat.

“Këtu është një këshillë për të gjithë, as mos e mendoni se do ia dilni në botën e garave duke punuar fort. Nëse do të fitosh duhet të paguash për të.

Ata lejuan Mark Markez të fitonte një kampionat në Moto2 duke mashtruar me balancuesin e tij. Kur skuadra e Tom Luthit shkoi të ankohej, ata i thanë që të ulnin zërin se Spanjës i duhej një kampion i ti. Duhet të pranosh vendin e dytë ose më keq, përndryshe nuk do të garosh më këtu vitin tjetër.

Ata lejuan Rosin të fitonte të gjithë kampionatet e tij në 500 kubikë duke i dhënë atij goma speciale të bërë posaçërisht për pistat ku garonin. Ata sillnin me helikopterë gomat nga fabrika vetëm për Rosin kështu ai mund të fitonte garat. Çdo gjë që shihni është e rremë dhe e kontrolluar. Mos besoni asgjë që shihni, ata kontrollojnë kush fiton garat e kush jo. Kam 100 histori të tjera si këto, ndaj heq dorë”, shkruante Uest në postimin e tij. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan