Mançester Junajtid ndryshon strategji, kërkon të afrojë në klub njeriun që zbuloi Mbape dhe Silvën

Mançester Junajtid ka vuajtur në vitet e fundit për shkak të rezultateve në fushë, ndërsa lojtarët në fushë nuk kanë bërë diferencën, ashtu si në kohën e trajnerit Ferguson. Kjo edhe për shkak se diferencat e cilësive të lojtarëve të dikurshëm të Junajtid me ata aktualët janë të mëdha.

Në këtë formë Zv/presidenti i “Djajve të Kuq”, Ed Uduard prej 18 muajsh është në kërkim të një drejtori i cili të mund të bëjë përzgjedhjet e duhura të futbollistëve. Së fundmi, Uduard ka shtuar interesimin ndaj Luis Kampos, i cili aktualisht është pjesë e klubit të Lilë në Francë.

55-vjeçari njihet për cilësitë e tij për të nuhatur elementë cilësore teksa në të kaluarën ka zbuluar emra si Kilian Mbape, Bernardo Silva, Marsial apo edhe Fabinjo. Në këtë formë, Mançester Junajtid kërkon të ndryshojë strategjinë drejtuese dhe të mos fokusohet te shpenzimet marramendëse për futbollistët, por te goditjet e zgjuara në drejtim të Kampos.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan