Manaj udhëtoi që sot me Barcelonën B, vendoset data e prezantimit

Rei Manaj është tashmë lojtar i Barcelonës. Lushnjari ditën e djeshme iu nënshtrua vizitave mjekësore, duke i kaluar me sukses dhe hapur rrugën e prezantimit si lojtar blaugrana. 22-vjeçari ditën e sotme ka qenë i pranishëm në stadium, për të ndjekur ndeshjen, që Barcelona B e humbi minimalisht 1-0 ndaj Tarragonës pasi udhëtoi me ekipin meqë e sheh veten pjesë të tij.

Mediat pranë klubit të Barcelonës zbulojnë se dita e nesërme do te jetë ajo e prezantimit të sulmuesit të kombëtares sonë. Manaj vjen në një kohë kur në Barcelonë nuk ka shumë sulmues qendre dhe ka mundësinë të tregojë vlerat e tij. I vetmi konkurrent i spikatur i ekipit të dytë është Abel Ruiz.

Megjithatë, ky i fundit pritet të mos jetë më pjesë e Barcelona B, me drejtuesit që pritet të vendosin nëse do e mbajnë si alternative në ekipin e parë pas dëmtimit të Suarez, apo do e largojnë në huazim në një klub elitar për të marrë minuta në një ligë të nivelit të lartë. Kështu, Manaj do të bëhet një alternativë për skuadrën e parë, pasi edhe trajneri Setien ka pranuar se do të afrojë shpesh lojtarë nga skuadra e dytë. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan