Manaj te Barça: Jam në klubin më të rëndësishëm në botë, nuk dëgjova oferta të tjera

Rei Manaj ka nënshkruar sot pasdite zyrtarisht kontratën e tij me klubin e Barcelonës, të cilit do t’i bashkohet si pjesë e ekipit B. Klubi ka qëllim që të ngjitë këtë skuadër në La Liga 2 e sheh Manajn si qendërsulmuesin perfekt që do ta ndihmojë në këtë rrugëtim.

Vetë lojtari ka zbuluar duke folur për televizionin e klubit se në momentin që kishte dëgjuar për interesimin e Barcelonës, edhe pse bëhej fjalë për kategorinë e tretë si fillim, as nuk kishte dashur të dëgjonte oferta të tjera.

“Mendoj se është një ditë e rëndësishme për jetën time, të firmos zyrtarisht për një klub të madh, për të cilin mendoj se është më i miri në histori. Tani pres me padurim që të filloj të luaj. Kur doli në skenë kjo ofertë e Barcelonës nuk dëshiroja të dëgjoja asnjë gjë tjetër dhe i vetmi objektiv ishte që të vija këtu dhe tani që jam, jam shumë i kënaqur dhe i lumtur.

Uroj që t’i sjell shumë gjëra ekipit sa i përket eksperiencës dhe lojës, e di që një lojtar duhet të shënojë gola dhe uroj të shënoj të tillë. Individualisht kam disa objektiva por dua t’i mbaj për veten dhe shpresoj që ekipi të ngjitet në kategori pasi është një gjë shumë e rëndësishme për klubin. Ky është klubi më i rëndësishëm në botë, ndaj gjithçka është perfekte”, ishin fjalët e Manajt në intervistën e parë si futbollist i Barcelonës. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan