Manaj në palestrën e Barcelonës, bën shqiponjën me atdhetarin e tij te katalanasit

Rei Manajn e ndan vetëm firmosja e kontratës për t’u quajtur lojtar i Barcelonës. 22-vjeçari ditën e djeshme udhëtoi me ekipin për ndeshjen me Terragonën, ku ishte i pranishëm në tribunë. Ditën e sotme ai është stërvitur me shokët e rinj në ambientet e njërës prej palestrave të klubit katalanas.

Manaj te Barcelona B ka gjetur edhe patriotin e tij nga Kosova, Labinot Kabashi. 19-vjeçari duket se ka rezervuar një pritje të ngrohtë për shokun e tij ri te ekipi blaugrana. Kabashi në profilin e tij në Instagram ka publikuar një foto mes të dyve, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare. Mes fotos, mesfushori i ka uruar mirëseardhjen lushnjarit.

Mediet spanjolle gjatë ditës së djeshme njoftuan se Manaj do të prezantohej sot. Gjithsesi, klubi katalanas akoma nuk ka vepruar në lidhje me zyrtarizimin e Manajt si sulmuesi më i ri i ekipit që luan në “Segunda Division”. Manaj do të lërë klubin e Albasetes pas një viti e gjysmë. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan