Manaj flet në gjuhën katalanase, Bare i “zbulon” se ka pesë universitete

Rei Manaj ditën e djeshme është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Barcelona B. Pas firmosje së marrëveshjes së re, Manaj ka postuar tre foto nga çastet e kaluara në zyrat e klubit blaugrana. Në përshkrimin e fotove Manaj shkruan: “Jam shumë i lumtur të filloj një etapë të re në karrierën time me ekipin më të mirë në botë. Rroftë Barça!”.

Këtë përshkrim 22-vjeçari e ka shkruar në spanjisht dhe në gjuhën katalanase. Ky fakt nuk ka kaluar pa rënë në sy të një prej shokëve të tij më të ngushtë, Keidi Bares. Mesfushori nuk ngurroi të komentonte dhe shkruan: ”Pesë universitete ke, sa shpejt e mësove gjuhën katalanase”, duke vënë në dukje aftësitë e shokut të tij në mësimin e gjuhëve të huaja.

Në seksionin e komenteve nuk munguan as urimet e disa prej lojtarëve shqiptarë si Endri Çekiçi, Berat Gjimshti, Samir Ujkani, apo Odise Roshi. Manaj ka firmosur kontratë deri në vitin 2023, me një klauzolë të çmendur për prishjen e kontratës, plot 50 milionë euro. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan