Manaj debuton mbrëmjen e sotme, Barcelona mbështetet në aftësitë e bomberit të kombëtares sonë

Rei Manaj me siguri do e shënojë në kalendar ditën e sotme, pasi do të debutojë i veshur me ngjyrat e një prej klubeve më të mëdhenj të globit, në stadiumin që mban emrin e dikujt që futbolli i është borxhli, “Johan Cruyff Stadium”. Duke nisur nga ora 19:00 Barcelona B do të ndeshet në shtëpi ndaj Ejea.

Klubi katalanas ka publikuar edhe listën e të grumbulluarve të kësaj ndeshje, ku nuk mungon emri i Reit. Trajnerit Pimienta do i duhet të bëjë pa disa nga talentet më të mëdhenj të klubit katalanas, Riki Puig me virozë gripale dhe Inaki Penja, Ansu Fati e Kojado janë të grumbulluar në ekipin e parë për ndeshjen kundër Valencias.

Kështu, klubi katalanas do të ketë vështirësi ndaj një kundërshtari, që është më poshtë në renditje, por ka arritur të fitojë në tre ndeshjet e fundit ndaj “të vegjëlve” katalanas. Në deklaratën e hedhur në “Twitter” nga ana e klubit blaugrana theksohet se debutimi i Manaj do të jetë një motiv më shumë për të fituar dhe sulmuesi i kombëtares sonë do të jetë një forcë e madhe për të arritur objektivat sezonalë.

Barcelona B ka synim të qëndrojë në vendet, që sigurojnë pjesëmarrjen në “Play-Off” për t’u ngjitur një kategori më lart dhe Manaj shihet si një lojtar që do të ndihmojë shumë për të arritur atje ku klubi dëshiron. Aktualisht Barcelona B është pjesë e Segunda Division B. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan