Mali analizon Devollin: Surprizojmë në pjesën e dytë të garës

Hektor Mali është një nga pikat e forta të skuadrës së devollit. Mali ka eksperiencë në Kategorinë e Parë, sepse për katër sezone ka qenë titullar në radhët e skuadrës së Pogradecit. Këtë verë u bë pjesë e devollinjve dhe Mali në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport” ka pohuar: “Ka qenë një faza përgatitore e fortë, madje në skuadër ka pasur edhe disa afrime cilësore. Merkato vazhdon me sa di dhe mendoj se Devolli do të jetë një “kockë e fortë” për çdo kundërshtar në pjesën e dytë të garës, – tha Hektor Mali.

Lushnja

Sipas Malit, ndeshja me Lushnjën është e vështirë, por…: “Do të shkojmë që të bëjmë më të mirwn, dhe të dalim nga fusha me pikë nuk është e pamundur. Luhet futboll dhe kush bën më të mirën merr pikët”.

Gara

“Kampionati sa vjen e bëhet gjithnjë e më e vështirë. Unë kam besim se skuadra jonë do të jetë dinjitoze, e madje do të tregojë edhe më mirë veten sepse pjesa e parë ka qenë paksa e vështirë. Shumë lojtarë nuk kanë luajtur në Kategorinë e Parë, pas gjysmës së parë të garës kanë eksperiencën e duhur dhe unë besoj se do të jemi në vendet e para”,-tha mali.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan