sex hikayeleri porno izle kartal escort

Magani: Përveç 3-4 ekipeve që paguajnë, futbolli shqiptar është në skamje

Gugash Magani mendon se futbolli shqiptar aktualisht është në gjendje shumë të vështirë financiare, përkundër asaj që trumbetohet. Trajneri aktual i Besës, duke folur për çështjen e Flamurtarit dhe Luftëtarit, ka shpjeguar në “Pressing” se situata është alarmante.

“Situata është shumë e vështirë edhe të Flamurtari e Luftëtari, sa i përket pjesës së pikëve e aspektit teknik se janë skuadra në fund. Para disa vitesh kam marr Tiranën në këtë situatë dhe ne ishim 10 pikë e Kastrioti 17. Matematika e dy fazave i mban në lojë por është jashtëzakonisht e vështirë.

Idrizi është optimist, nuk mund ta gjykoj jo vetëm atë, por çdo tjetër që hedh lekë për futbollin që për mua janë njerëz të nderuar. Por përtej pjesës teknike, është e rëndësishme që futbolli në Shqipëri përveç 3-4 ekipeve që paguajnë, pjesa tjetër është në skamje. Është e vështirë të flasësh se pastaj prish punë, ekipet kanë probleme e nuk janë vetëm Flamurtari e Luftëtari”, deklaroi Magani. /vipsport.al/