Lojtarët e Sitit dinë si të argëtohen edhe jashtë fushe, festë sekrete me 15 modele italiane

Mançester Siti ia doli në ndeshjen e djeshme të Premier League të merrte një fitore të madhe teksa mposhtën në transfertë me rezultatin tenistik 1-6 Aston Vilën. Megjithatë, “Qytetarët” sërish mbeten larg Liverpulit kryesues dhe me gjasë në fund të sezonit do të detyrohen të dorëzojnë titullin.

Por, kjo nuk i ka penguar lojtarët e Sitit që pas ndeshjes me Aston Vilën të organizojnë një festë me 15 modele italiane. Modelet kanë arritur ditën e djeshme në Mançester, për t’u akomoduar më pas në një resort jo shumë larg qytetit.

Në këtë formë, lojtarët e Pep Guardiola dinë si të argëtohen edhe jashtë fushe, ndërsa mbetet për t’u parë si do pritet nga drejtuesit e klubit anglez kjo festë e cila duhej të mbetej sekrete.   /Egi Çabeli-VipSport.al/