sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Liverpuli zyrtarizon lëvizjen më të çuditshme, largon mbrojtësin pas vetëm 2 javësh

Liverpuli ka pasur kalendarin më të ngjeshur të mundshëm në muajin dhjetor dhe fillimin e muajit janar. Kampionëve të Europës iu desh që në dy ditë, të luanin dy ndeshje në kontinente të ndryshme, duke fituar Kupën e Botës por duke u eliminuar nga Kupa e Ligës në Angli. Duke parë këtë ngjeshje të kalendarit, të kuqtë vendosën të bëjnë ndërhyrje duke afruar në skuadër mbrojtësin 22-vjeçar Nataniel Filips i cili aktivizohej me Shtutgarin në Bundesligën e dytë.

Mbrojtësi luajti dy ndeshje me fanellën e Liverpulit, pasi në Gjermani aktivizohej si i huazuar sepse kartonin e tij e zotërojnë pikërisht “The Reds”. Nataniel shihej si një alternativë më shumë në mbrojtje dhe luajti 90 minuta në Kupë kundër Evertonit, por aventura e tij ka përfunduar me të kuqtë. Mbrojtësi anglez do të rikthehet sërish në Gjermani.

Vetë klubi i Liveropulit ka njoftuar se Nataniel do të huazohet sërish te Shtutgarti në mënyrë që të ketë sa më shumë minuta, pasi në Bundesligën e Dytë ai po luan rregullisht. Kështu, duke filluar që nga ndeshja e radhës ai mund të luajë me ekipin e tij të ri pas rikthimit, teksa në “Anfield Road” ka qëndruar vetëm 2 javë, duke luajtur në një ndeshje dhe duke qenë në stol në dy ndeshje të tjera. /Erjon Allaraj-VipSport.al/