VIDEO / I kuq, penallti e polemika. Emocione deri në shtesë në fitoren e Skënderbeut ndaj Partizanit

Partizani fillon vitin 2020 me një humbje në Korçë, në një ndeshje që ka pasur gjithçka brenda. Skënderbeu ka triumfuar 3-2 në një sfidë të çmendur që kishte penallti, karton të kuq, autogol, penallti të humbur e një tjetër autogol, duke mbajtur gjithçka të hapur deri në shtesë.

Të kuqtë e nisën me një gol të shënuar me penallti nga Telushi por më pas nuk mbyllën ndeshjen dhe u ndëshkuan. Kartoni i kuq i Brojës i dha krahë vendasve që barazuan falë autogolit të Bitrit e më pas gjetën avantazhin në shtesë me Krasniqin.

Në pjesën e dytë të dy palët shpërdoruan para portës, sidomos Partizani që humbi penallti shumë të kontestuar me Telushin i cili dërgoi sferën jashtë. Bregu shënoi një supergol e gjithçka dukej e mbyllur, por në shtesë gjithçka u vu në dyshim nga autogoli i Ditës, deri në vërshëllimën përfundimtare që i dha suksesin Skënderbeut dhe e afron me skuadrat e mesit të tabelës, ndërsa kampionët në fuqi humbasin mundësinë që të vënë në trysni ekipet që ka përpara në renditje.

Skënderbeu-Partizani 3-2
42′ (ag) Bitri, 45’+1′ Krasniqi, 82′ / 8′ (p) Telushi, 90’+2′ (ag) Dita

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi (89′ Esien), Elezi, Ndeki (90’+2′ Muja), Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati (81′ Romero), Bardhi (68′ Braun), Çinari, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani

KV: Pollozhani, Ndeki, Imami, Koliçi, Dita, Elezi / Telushi, Broja

KK: Broja

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Skënderbeut.

90’+2’ GOOOL Partizani, shënon autogol Dita. Mbrojtësi devijon në rrjetë një pasim në qendër të Trashit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Bregu provon të bëjë të njëjtën gjë si në rastin e golit, por këtë herë gjuajtja e tij është ballore dhe përfundon në duart e Hoxhës.

89’ Lëvizja e parë e Dajës vjen me një lëvizje në mesfushë ku Esien zë vendin e Taipit.

82’ GOOOL Skënderbeu, shënon Bregu. Futbollisti vlonjat merr topin në të majtën dhe pasi shmang mbrojtësin lëshon një gjuajtje që përfundon poshtë traversës së Hoxhës.

77’ Bregu ka një tjetër mundësi që të shënojë nga brenda zonës, por nuk gjen rrjetën me goditjen e tij, i bllokuar nga mbrojtja e Partizanit.  

73’ Gabon penalltinë Telushi duke e dërguar topin jashtë.

70’ Penallti për Partizanin. Pas një gjuajtje të Çinarit, gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë për prekje të topit me dorë. Kontestime pa fund në stadium për këtë episod të diskutueshëm.

68’ Çinari provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera kalon jashtë katërkëndorit pranë shtyllës në të majtë të Koliçit.  

68’ Sormani bën lëvizjen e parë duke aktivizuar Braun në vend të Bardhit të dëmtuar.

63’ Meksi në krahun e djathtë merr fundoren e pason të Krasniqi i cili gjuan me portën e boshatisur por dërgon sferën jashtë duke dëshpëruar shokët e skuadrës.

61’ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, Krasniqi në të majtën nis topin për Gripshin që nuk e dërgon në rrjetë, ndërsa më pas as Bregu të cilit i mbërrin rastësisht sfera në këmbë para Hoxhës. Shpërdorojnë korçarët.

55’ Vazhdon të sulmojë Partizani në këto minuta të para edhe pse në inferioritet numerik. Idrizaj merr mirë krahun në të djathtë, nis topin te Bardhi, por gjuajtja e këtij të fundit përfundon jashtë.

53’ Bardhi nis topin për Solomon në zonë, por sulmuesi nuk arrin ta ndalë siç duhet dhe sfera përfundon në duart e Koliçit.

47’ Ndeki në krahun e djathtë vazhdon të shkaktojë panik në prapavijën e të kuqve sa herë prek topin duke krijuar raste për shokët e skuadrës. Një tjetër harkim i tij largohet nga Belica me kokë.

46’ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’ +1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Skënderbeut.

45’+1’ GOOOL Skënderbeu, shënon Krasniqi. Ndeki në krahun e djathtë gjen hapësirën për të dërguar topin në zonë, ku Krasniqi me shpejtësi në mes të mbrojtjes gjuan në portë dhe tund rrjetën.  

42’ GOOOL Skënderbeu, shënon autogol Bitri. Pas një harkimi në zonë, mbrojtësi është i pafat teksa duke u munduar të largojë sferën, e dërgon në rrjetën e portës së tij.

39’ Broja lë Partizanin me 10 lojtarë pasi ndëshkohet me të verdhin e dytë dhe si rrjedhojë me të kuq.

31’ Imami provon edhe ai të gjuajë në portë për të gjetur barazinë, bllokon mbrojtja e Partizanit.

28’ Gjyqtari paralajmëron Ditën pas dy faulleve radhazi ndaj Solomon.

24’ Luhet në gjysmëfushën e Partizanit në këto minuta me Skënderbeun që provon në të gjitha mënyrat që të vendosë barazpeshën. Nga ana tyre, të kuqtë presin të godasin me kundërsulm duke shfrytëzuar hapësirat që lë prapavija e vendasve.

22’ Tjetër tentativë drejt portës së Hoxhës, gardiani i të kuqve është i vëmendshëm dhe ndalon sferën para se topi të shkojë në katërkëndor.

18’ Aksion i shpejtë i Solomon i cili shpërthen në krahun e majtë, pason për Çinarin i cili është i vetëm në zonë por gjuajtja e tij grushtohet nga Koliçi.

13’ Harkim nga e majta në zonë për Krasniqin e Ndeki, por asnjë prej tyre nuk arrin tw gjuajë në katërkëndorin e Hoxhës me mbrojtjen që bllokon.

12’ Ndërpritet ndeshja për pak çaste pasi tifozët e Skënderbeut hedhin sende në fushë dhe kapiteni Dita shkon para tyre t’i qetësojë.

10’ Përpiqet Bregu të kthejë barazinë me një aksion të shpejtë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën.

8’ GOOOL Partizani, shënon Telushi.

7’ Solomon fiton penallti mes kontestimeve në Korçë. Sulmuesi përplaset me Pollozhanin i cili rrëzohet në zonë dhe kap topin me dorë duke kujtuar se kishte fituar faull, për gjyqtarin ishte prekje e topit me dorë dhe bën shenjë nga pika e penalltisë, pavarësisht protestave në stadium.

4’ Çinari lëshon shkëndijën e parë drejt portës së  Skënderbeut me një kundërzbritje të Bardhit që pason për kolegun e sulmit. Shkodrani gjuan në portë por Koliçi eviton golin me një devijim spektakolar.

1’ Aksion i shpejtë i Taipit i cili nuk merr si duhet topin dhe as nuk gjuan e as nuk pason për Krasniqin që po vinte me shpejtësi.

1’ Fillon ndeshja mes dy skuadrave në Korçë.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan