Lëvizja e papritur, mbrojtësi i Real Madrid kalon në radhët e Bajern Mynih

Merkato e futbollistëve ka parë sot një lëvizje të papritur me një lojtar që braktis Real Madrid për t;iu bashkuar Bajern Mynih. Mbrojtësi spanjoll Alvaro Odrizola nuk ka qenë sot i pranishëm në stërvitjen e fundit të Real Madrid dhe fillimisht u mendua se ishte lënë jashtë 18-shes për Kupën e Mbretit nga Zinedin Zidan.

Por gjatë pasdites mediat gjermane zbuluan se ai po kryente vizitat mjekësore në radhët e Bajern Mynih. Odrizola është aktivizuar me pikatore nga Zidan në sezonin aktual, duke luajtur vetëm 5 ndeshje e për këtë arsye, futbollisti 24-vjeçar i cili u transferua nga Real Sociedad në verën e vitit 2018, ka kërkuar largimin, dëshirë që iu plotësua nga klubi.

Ai pritet të jetë mbrojtësi i ri i djathtë i bavarezëve, të cilët kërkojnë alternativa të reja në moshë dhe me një kosto jo shumë të lartë. Real Madrid e bleu atë për 35 milionë euro nga Real Sociedad, ndërsa tani pritet të mësohet se sa do të shpenzojë Bajerni për ta bërë pjesë të tij. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan