Manaj kalon vizitat mjekësore te Barcelona, zyrtarizimi shtyhet nga burokracitë

Rei Manaj mund ta cilësojë tani veten një futbollist të Barcelonës. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se sulmuesi shqiptar ka kaluar sot testet mjekësore te katalanasit, por për ta parë atë të veshur me fanellën e katalanasve dhe në stërvitje me ekipin e dytë të Barcelonës, duhet pritur java e ardhshme për çështje burokratike.

Mendohej se infeksioni në vesh si dhe dëmtimi në kavilje do të shtynte vizitat e sulmuesit shqiptar në Katalonjë, por sot ai është paraqitur në ambientet e klubit dhe sipas mediave pranë skuadrës së Albacetes, ka kaluar me sukses të gjitha vizitat mjekësore, duke kthyer thjesht në formalitet firmën e tij për katalanasit. Për arsye burokratike, marrëveshja pritet të zyrtarizohet vetëm  javën e ardhshme, ndaj Manaj nuk do të jetë i gatshëm të luajë këtë javë me ekipin e Barcelonës B.

Mediat në Spanjë insistojnë se ndonëse Manaj si objektiv kryesor do të ketë të ndihmojë Barcelonën B të ngjitet në La Liga 2 në sezonin e ardhshëm dhe të japë kontributin e tij atje edhe në vazhdimësi, ai mbetet një alternativë edhe për ekipin e parë. Kjo mund të ndodhë sidomos tani kur mungon Luis Suarez i dëmtuar e Grizman do t’i duhet herë pas here të marrë frymë duke u ulur në pankinë në një periudhë të ngjeshur me ndeshje pasi skuadra është e impenjuar në tre turne të ndryshëm. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan