Lajme të mira për Abrashin, dalin raportet e dëmtimit të mesfushorit

Lajme të mira nga Gjermania për Amir Abrashin. Mesfushori i kombëtares sonë mori një goditje në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së fundit të Freiburg kundër Paderborn dhe pati një shqetësim të madh për shkallën e dëmtimit të 29-vjeçarit. Ai e la ndeshjen pas pjesës së parë për shkak të dhimbjeve.

Gjithsesi, për fat të mirë prestigjiozja “Kicker” raporton se nuk ka asgjë serioze dhe është një goditja nuk ka kapur ligamentet apo tendinat, problem që do e linte disa javë jashtë fushave. Abrashi ndjen akoma dhimbje, megjithëse situata është nën kontroll.

Kështu, ai do të jetë në dyshim për ndeshjen e ardhshme kundër Këlnit në fundjavë. Abrashi sapo kishte arritur kushtet e duhura fizike për të luajtur, pas atij dëmtimi të rëndë, që e la disa muaj jashtë fushave.

Nëse ky dëmtim do të kishte përmasa serioze, karriera e mesfushorit mund të merrte një trajektore negative. Megjithatë, Abrashi është mirë dhe gati për të kontribuar për Freiburg dhe kombëtaren tonë. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan