Lajme të mira nga Italia, Kumbulla kalon problemet dhe shfaqet në stërvitje

Dëmtimi i pësuar nga Marash Kumbulla në ndeshjen e kësaj fundjave me Veronën, krijoi shumë panik pasi mbrojtësi u detyrua t’i nënshtrohej vizitave të hollësishme mjekësore pasi kërkoi zëvendësim. Lojtari pësoi një goditje në fytyrë dhe kishte mjegullim shikimi, ndaj doli nga fusha e lojës që në minutat e parë të ndeshjes ndaj Bolonjës.

Fakti që ishte kthyer në një nga emrat kryesorë të merkatos në Itali në muajin e fundit, shtoi edhe më shumë interesimin për gjendjen e tij. Ndaj Verona vendosi ta mbante nën vëzhgim të mjekëve gjatë një nate, duke konfirmuar se kishte pësuar një traumë.

Megjithatë, duket se gjithçka ka kaluar dhe kjo konfirmohet nga fakti se futbollisti është rishfaqur sot në stërvitje me skuadrën e tij. Ai ka qenë pjesë e grupit të futbollistëve që janë stërvitur normalisht në ambientet e klubit, duke iu bashkuar grupit e duke mos bërë stërvitje të diferencuar siç mund të mendohej, shenjë e qartë se ka kaluar çdo lloj problemi që shfaqi gjatë takimit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan