Lajme të mira nga infermieria, Marash Kumbulla është gati për ndeshjen e ardhshme ndaj Leçes

Marash Kumbulla luajti vetëm 25 minuta në ndeshjen e së dielës ndaj Bolonjës. Talenti pësoi një dëmtim serioz në sy, që e bëri stafin mjekësor të kërkonte menjëherë zëvendësimin e tij. Kumbulla doli me një të çarë në vetull dhe pas vizitave u raportua se mbrojtësi kishte edhe paqartësi në shikim.

Problem që pritej të merrte kohën e tij për t’u rikuperuar dhe Kumbulla do të mungonte në ndeshjen e ardhshme ndaj Leçes. Megjithatë, mediet italiane japin lajmin e mirë për lojtarin dhe trajnerin Ivan Juriç. Mbrojtësi i ka kaluar problemet në sy dhe është i gatshëm të vazhdojë me skuadrën përgatitjet për ndeshjen e pas katër ditëve.

Një lajm shumë i mirë për talentin, i cili fatmirësisht nuk pati probleme afatgjata, që do e linin shumë kohë jashtë fushës, në një kohë, kur për mbrojtësin interesohen një sërë klubesh të mëdha europiane. Këto priten të jenë muajt e fundit të 18-vjeçarit te Verona sepse verë do e shohim të veshë fanellën e një prej të mëdhenjve të kontinentit. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan