sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Laçi njofton miqësoren e radhës, kurbinasit përballë ekipit nga Kategoria e Parë

Skuadra e Laçit vazhdon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu për të fituar formën maksimale para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit.

Kurbinasit ditën e nesërme kanë programuar edhe një miqësore. Përballë Laçit do të jetë ekipi i Kategorisë së Parë, Besëlidhja. Takimi është programuar të startojë në orën 13:00, në stadiumin e Laçit.

Ndërkohë, kjo do jetë ndeshja e dytë miqësore që do të zhvillojnë kurbinasit në këtë fazë përgatitore pasi pak ditë më parë ishin përballë Apolonisë në Fier. Test të cilin e kaluan me sukses me shifrat 1-2, falë golave të Xhixhës dhe të përhershmit Nuabueze.  /Egi Çabeli-VipSport.al/