Kushta: Unë nuk jam për sindikatë se nuk i fërkoj kurrizin presidentit, Lila është i varur

Ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit dhe përfaqësueses shqiptare, Sokol Kushta, mendon se fazën aktuale të klubit vlonjat, më parë e kanë kaluar të tjerë. Në “Procesi Sportiv” ai shpjegoi se cilat ishin anët pozitive dhe negative të drejtimit të Sinan Idrizit në klubin vlonjat.

“Sinani në këto momente është burim emocioni pozitiv e negativ. E vërteta është që Flamurtari nuk është mirë, këtë moment e kaluan Elbasani,Tirana e Vllaznia. Problemi këtu është më madhor, është te një ligj, sporti duhet të ketë ligj. Sinani apo kushdo tjetër janë në kalim, edhe Berluskoni iku nga Milani. Në këtë moment kemi Sinanin që gabimet i ka manaxheriale dhe vazhdon t’i bëjë. E kam mik por nuk do të thotë që nuk mund të kritikosh, në këto momente po bën përsëri gabim, pa diskutuar atë që i ka dhënë Flamurtarit edhe shpenzimet.

Në këto momente ka peripeci pagesash e ai vazhdon të blejë. Ai ka marrë një trajner që nuk është trajner, është manaxher. Ka marrë lojtarë e nuk e di si i ka paguar kur ka të tjerë të papaguar. Ai ka shpenzuar shumë, klubet e tjera i marrin nga Bashkitë, kurse Sinani në këtë pozicion është pozitiv. Negative është keqmenaxhimi.

Ajo Liga që merret me klubet nuk është asgjë. Ku i ka mbledhur ai Libohova, kur nuk merren me hallet e presidentëve, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Unë isha trajner në Elbasan, ka qenë ekipi më i mirë që kam stërvitur por isha në vend të fundit atë vit Nuk ra nga kategoria por bashkia ka paguar shumë, vitin tjetër doli nënkampion. U detyrova nga një pagesë shumë e lartë, më vinte turp të merrja aq shumë lekë.

Insistimi tani duhet te moshat, ato lekë që ne i paguajmë për lloj-lloj ngjyrash që vijnë në ekip duke simuluar këto mosha. Vë bast që këto do të kthejnë lekët e investimit, ne në Vlorë në këto momente nuk kemi pothuajse asnjë vlonjat. Është psikologji, në moment që ekipin e moshave punojnë, vejnë në një moshë e nuk luajnë dhe është përçues negativ. Pastaj ky brezi është pak edhe më i llastuar.

Nuk jam për sindikatë, unë nuk fërkoj dot kurrizin e presidentit. Sindikata është e pavarur apo e varur? Këtë nuk e di, por në momentin Lila është pro presidentit Duka dhe me presidentët. Pra është i varur dhe mua nuk më pëlqen varësia. Ai dueht të jetë në oponencë, kur duhet të ketë të papaguar ai duhet të jetë kundër”, tha Kushta. /vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan