Kupa e Shqipërisë, trofeu i rotacioneve të klubeve të Superiores

Nesër dhe pasnesër, skuadrat e Superiores zbresin të gjitha në fushë, ashtu si dhe disa ekipe të Kategorisë së Parë që marrin pjesë në këtë tur. Kupa e Shqipërisë, në këtë tur do të shërbejë si rotacion për trajnerët e ekipeve të Superiores sidomos.

Me përjashtim të Flamurtarit dhe Luftëtarit, të cilët nuk pritet që të bëjnë lëvizje, ekipet e tjera nuk do të ndryshojnë organikë, nisur edhe nga fakti që nuk kanë bërë merkato pasi ua ka bllokuar Uefa.

Ndërsa, ekipet e tjera, si: Partizani, Tirana, Kukësi apo Skënderbeu e Teuta, pritet ë të bëjnë shumë lëvizje, madje në këto sfida, duke pasur parasysh edhe kundërshtarët me të cilët luajnë do të provojnë shumë lojtarë të rinj, nga stoli dhe ekipet e moshave, pa harruar edhe blerjet që kanë radhën të dëshmojnë aftësitë më të mira në të tilla ndeshje.

Gjithsesi, në të tilla takime mund të pikasen edhe elementë të talentuar, ndaj edhe trajnerët, sidomos të ekipeve që kanë pretendime madhore, në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë, duhet që t’i bëjnë “sytë katër”…

E.Saliu/Vipsport.al/