Kumbullën e duan të gjithë, trajneri i Veronës: Djalë serioz, këtë vit nuk ikën

E gjitha Europa ka kthyer sytë nga Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar po kalon çdo lloj parashikimi që në vitin e tij të parë si profesionist dhe në mënyrë mbresëlënëse ka tërhequr mbi vete vëmendjen e klubeve më të mëdha jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj, me shumë prej tyre që kanë dërguar vëzhgues ta ndjekin në takimet e fundit.

Por trajneri i Xhenoas, Ivan Juriç, ai që e mori dhe nga një i panjohur e ktheu në yll në Serinë A, insiston se Kumbulla nuk do të lëvizë së shpejti, pavarësisht interesimit të madh që ka për të.

“Jemi të qetë për të. Këtë vit nuk shkon askund, pastaj në të ardhmen të shohim Ai është një djalosh i cili ka nisur të luajë tani dhe ka hapësira përmirësimi të jashtëzakonshme. Duhet të qëndrojë i qetë si është tani. Ai është një person shumë serioz”, tha trajneri për shqiptarin i cili është kthyer në epiqendrën e merkatos në Itali për shumë klube. /vipsport.al/