Kukësi shpjegon “tërheqjen” e Gjicit: Tani është president nderi, klubi ka administrator

Deklarata e sotme e Safet Gjicit se nuk është më pjesë e strukturave drejtuese të klubit verilindor, ka krijuar jo pak dyshime mbi atë që tashmë është zyrtarisht drejtuesi i ri i klubit. Dilemat janë zgjidhur nga verilindorët, të cilët nëpërmjet një deklarate, vetëm kanë sqaruar se tashmë Safet Gjici ishte vetëm një “president nderi”.

“Reagim! Pas një interviste nga Kryetari i Bashkisë, nga Z.Gjici për Top Channel në lidhje me klubin e Kukësit, ka pasur shumë interpretime që Z.Gjici është “tërhequr” nga FK Kukësi.

Duam të bëjmë me dije se z.Gjici është President Nderi i ekipit të FK Kukësit, ku Bashkia Kukës është pjesë e klubit me 12,5% të aksioneve të shoqërisë aksionere Futboll Klub Kukësi. Administratori i klubit është vëllai i z. Safet Gjici, z. Lavdrim Gjici dhe drejton strukturat e klubit”, ishte shpjegimi i shpërndarë nga zyra për shtyp e verilindorëve duke konfirmuar ndryshimin që është bërë kohët e fundit që kur Safet Gjici mori drejtimin e bashkisë së Kukësit. /E.Kuka/vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan